Çitaku: Në qeverisje e kemi një parti me mendësi totalitare
Publikuar:
(10.05.2023 11:55:01)

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se në pushtet aktualisht është një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambiciet, e ndonjëherë edhe dëliret e politikanëve të papërgjegjshëm.
“Kushtetuta nuk është kërcënim. Mendësia totalitare është”, përfundon statusi i saj.
/Shqip.com