Sport Ndërkombëtar

Real Madrid – Manchester City, formacionet zyrtare

Real Madridi sonte është mikpritës i Manchester Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo përballje nga shumëkush shihet si “finale e parakohshme”.

Real Madridi ka pak probleme në mbrojtje, pasi  Eder Militao është i pezulluar ndërsa Ferland Mendy është i lënduar.

Megjithatë, Luka Modric do të jetë i aftë për të startuar pasi mungoi në fitoren e Copa del Rey të dielën.

Kevin De Bruyne u rikthye në skuadrën startuese të Manchester City  dhe ky është lajm i mirë për Pep Guardiolën.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Rudiger, Alaba, Camavinga; Valverde, Modric, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr.

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Dias, Akanji, Rodrigo, Gundogan (C), De Bruyne, Bernardo, Grealish, Haaland.

/Shqip.com