Bentley prodhon rreth 500 vetura me edicion të limituar
Bentley do të prodhoj vetura me numër të limituar duke përdorur motorin e famshëm W12.
Modelet do të kenë emërtimin Speed Edition 12 për të festuar këtë motot të veçantë.
Do të prodhohen vetëm 480 vetura nën siglën e Speed Edition 12, me 120 njësi secila prej modeleve Bentayga, Flying Spur, Continental GT dhe Continental GTC.
Natyrisht, të gjithë shembujt e Speed Edition 12 do të pajisen me motor 6.0-litër W12 me turbo të dyfishtë që jep 650 kuaj fuqi dhe 664 çift rrotullues, ky i fundit me shpejtësi deri në 1500 rpm.
Veturat do kenë shenja speciale, tapiceri unike dhe një ngjyrë të re opsionale, që do të dallojë çdo veturë Speed Edition 12 nga makinat e tjera Bentley.
Nga jashtë, modelet Speed Edition 12, mund të identifikohen nga kalibrat e tyre të frenave të argjendta (që nuk gjenden në asnjë model tjetër Bentley) që ngjajnë me specifikimet Blackline.
Rrotat e aliazhit Speed të lyera me ngjyrë të zezë kanë përmasa 22 inç dhe këto vijnë me pajisje të rrotave vetëniveluese.
Klientët mund të zgjedhin gjithashtu ngjyrën e quajtur Opalite, një nuancë e re gri-jeshile e lehtë me një efekt delikat bakri që Bentley thotë se shkëlqen shumë në diell.
Brendësia ka marrë gjithashtu vëmendje për të shënuar çdo model Speed Edition 12.
Bentley konfirmoi në fillim të këtij viti se motori W12 do të dilte nga prodhimi për t’i hapur rrugë motorëve elektrikë edhe më të fuqishëm.
I prezantuar më 2003 për Continental GT, konfigurimi W12 lejoi një dizajn 24% më të shkurtër se një V12 pa asnjë humbje të përsosjes, fuqisë ose efikasitetit për të cilin V12 admirohen.
Largimi i menjëhershëm i Bentley-s W12 ndjek tendencat e përgjithshme të industrisë, me shumë prodhues automjetesh që vrasin motorët e tyre kryesorë.
BMW ka ndërtuar tashmë V12-n e saj të fundit, ndërsa Lamborghini i dha lamtumirën V12-it të fundit me vendosjen e tyre këtë vit nw modelet Autentica dhe Invencible.
/Shqip.com