Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos
Publikuar:
(09.05.2023 13:32:15)

Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.
Xhudistja kosovare e mposhti italianen Cappani Dias, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ndryshe, Akil Gjakova i fitoi dy lufta sot, teksa Flaka Loxha e kaloi me sukses përballjen e parë.
/Shqip.com