Sport Ndërkombëtar

Florenzi jashtë fushave për një muaj

Florenzi mbetet jashtë fusgave një muaj

Alexandre Florenzi nuk e ka nisur mbarë aventurën e tij në “San Siro”.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka pasur një lëndim i cili sipas mediave italiane pritet ta mbajë jashtë fushave të gjelbra për 1 muaj, transmeton Shqip.com.

“Gazzetta” ka shkruar se “ Florenzi do të operohet sot në Romë. Lojtari do të qendrojë jashtë fushave të paktën 1 muaj.”

Sky: Milan's injury issues worsen as Florenzi will be out against Spezia
Florenzi gjatë një ndeshje kampionale në Serie A

30 vjeçari që është në “pronësi” të Romës  ju bashkua rosonerëve gjatë afatit kalimtar të verës në formë huazimi, por me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Ky është huazimi i tretë me radhë për mbrojtësin italian, pasi paraprakisht kishte qenë të PSG-ja dhe Valencia.

Në mungesë të tij, i pakonkurentë në krahun e djathtë do të jetë Davide Calabria i cili që nga sezoni i kaluar është duke kaluar në formë të lartë./Shqip.com