Teknologji

Google po përgatit orën e re

Google është duke punuar për lëshimin e orës së re të Pixel Watch.

Thashethëmet janë se modeli i ri do të quhet Pixel Watch 2 dhe i njëjti do vij në të njëjtën kohë kur parashihet të prezantohet telefoni inteligjent Google Pixel 8 dhe 8 Pro më vonë këtë vit.

Kompania nuk ka dhënë detaje se si cilat do të jenë specifikat e telefonit të ri, por sipas disa spekulimeve, dizajni i përgjithshëm i kupolës nuk ka gjasa të ndryshojë në mënyrë drastike, pos që mund të presim një ekran më të madh e korniza më të vogla.

Ora mund të fuqizohet nga Snapdragon ë5+, që mund t’i lejoj Pixel të punoj më gjatë me vetëm një karikim.

Google ka paralajmëruar ngjarjen e quajtur Google I/O të caktuar për datën 10 maj, ku ka të ngjarë të debutojnë Google Pixel 7a dhe Pixel Fold.

Andaj Google mund të ofrojë gjithashtu disa ngacmime dhe informacione shtesë në pajisjet e tjera si Pixel Watch 2, derisa supozimet e para janë që ora do të arrij në tetorin e këtij viti.

/Shqip.com