Prigozhin: Ukraina ka nisur kundërofensivën ushtarake
Publikuar:
(03.05.2023 16:01:16)

Udhëheqësi i forcës mercenare të grupit “Wagner” të Rusisë, Yevgeny Prigozhin, ka deklaruar se ka besim të fortë se kundërofensiva e paralajmëruar e Ukrainës tanimë ka filluar.
Sipas Prigozhin në ditët e fundit trupat ukrainase kanë pasur aktivitet të shtuar përgjatë vijës së parë të frontit.
Në një deklaratë të publikuar në Telegram, Prigozhin tha se “faza aktive” e kundërofensive do të fillojë në ditët në vijim, raporton Reuters.
/Shqip.com