Lajme

Osmani: Drejtësia për viktimat është synim i yni dhe parakusht për paqe të qëndrueshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi të enjten se drejtësia për viktimat “është synim i yni dhe parakusht për paqe të qëndrueshme”.

Në një postim në Facebook, ka shkruar se Serbia ka përgjegjësi shtetërore për mbajtjen peng të fatit të mbi 1600 të zhdukurve me dhunë dhe fshehjes së fakteve mbi ta.

Këto deklarata Osmani i ka bërë pas arritjes në Kosovë të shtatë  trupave të viktimave të masakrës së Rezallës.

Familjarët duke pritur arkivolet e të afërmve të tyre të vdekur në masakrën e Rezallës

“Ata përfundimisht do ta kenë një vendprehje ku familjarët dhe ne mund të vendosim lule në kujtim të tyre”.

“Sot, i bashkohem dhimbjes së familjeve të tyre dhe rikujtoj se zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është angazhim i yni i përditshëm, derisa ta zbardhim fatin e secilit. Siç nuk do të ndalemi as në adresimin e përgjegjësisë për akterët e krimit”, ka shkruar ajo.

Tash e pesë vjet në Kizhevak të Rashkës janë kërkuar mbetjet mortore të personave që janë vrarë e zhdukur gjatë luftës./SHQIP.com