iPhone dhe iPad marrin përditësimin e ri të sigurisë
Publikuar:
(02.05.2023 09:36:00)

Apple ka lëshuar përditësimin e ri që quhet Reagimi i Shpejtë i Sigurisë (RSR).
Të dy iOS 16.4.1 dhe iPadOS 16.4.1 aktualisht po marrin këtë përditësim, ndërsa lëshimi i plotë i tij do të përfundoj brenda 48 orëve të ardhshme.
Pas instalimit të RSR, në iPhone ose iPad do të shfaqet shenja “(a)”, që do të tregoj se pajisja ka marrë përditësimin e ri.
Përditësimet RSR lejohen të aplikohen automatikisht si parazgjedhje, ndërsa e njëjta ofron përmirësime të rëndësishme të sigurisë ndërmjet përditësimeve të zakonshme të softuerit.
RSR-të do të jenë të disponueshme vetëm për ata që përdorin versionet më të fundit të iOS dhe iPadOS.
/Shqip.com