Lajme

Vela: Policia e Serbisë ndaloi dy policë të Kosovës në kufi teksa ishin duke kaluar transit

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani
Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani

Shefi i kabinetit në Presidencë, Blerim Vela, ka reaguar ndaj organeve serbe pas ndaljes dhe intervistimit të dy policëve kosovarë, të cilët do të kalonin transit nëpër Serbi.

Ai këtë veprim e ka konsideruar dëshmi të veprimeve ilegale të Serbisë për ta minuar lirinë e lëvizjes.

“Në javën e kaluar, Policia e Serbia dhe BIA, ndaluan dhe intervistuan 2 policë të Kosovës në kufi, të cilët po kalonin transit. Kjo është dëshmi e veprimeve ilegale të Serbisë për ta penguar lirinë e lëvizjes”, ka shkruar Vela.

“Në vend që të bashkojë forcat me Kosovën për të luftuar krimin ndër-kufitar, Serbia bën të kundërtën!”, ka shkruar Vela në Twitter.

/Shqip.com