Lajme

Protestojnë punëtorët e sektorit privat: Është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar në Ditën Ndërkombëtarë të Punëtorëve.

Përfaqësuesit e sektorit privat kanë mbajtur në duar disa pankarta me mbishkrime “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”, “Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive”, “Duam të drejtat tona”, “Kërkojmë rritjen e pagave”.

Kryetari i Sindikatës Jusuf Azemi, tha se Kosova është vendi me numrin më të madh të vdekjeve në rajon të punëtorëve të sektorit privat.

Azemi tha se Qeveria nuk është duke i plotësuar kushtet që po i kërkojnë punëtorët, duke shtuar se vetëm gjatë dy viteve nga Kosova kanë ikur mbi 100 mijë punëtorë.

“Do të kishim pasur dëshirë që edhe në të kishim dal që të festojmë, por a din pse nuk jemi dal sepse kompanitë dhe Qeveria nuk po na lejon që të dalim. Sepse ata nuk e kanë problem pagën dhe benificionin. Ata po kanë problem kur ne po i’u prishim ndonjëherë. Sot kemi dal që ta bëjmë një bilanc, sot një vit kemi qenë këtu, sot një vit i kemi ofruara qeverisë këto kërkesa, bilancin qeverisë së Kosovës ka hyrë zero”, tha ai.

Azemi, tutje tha se Kosova është e para në rajon me punëtorët e vdekur dhe se “ne kemi probleme edhe për të organizuar edhe funeral”.

/Shqip.com