Lajme

1 Maji Dita e Punëtorëve, protestohet në Prishtinë

Sot shënohet 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Në manifestimet e kësaj ditë, është paralajmëruar gjithashtu protestë në Prishtinë.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës proteston sot për gjendjen e rëndë të punëtorëve të këtij sektori.

Protesta pritet të fillojë në ora 11:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

/Shqip.com