Një 28-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës
Publikuar:
(30.04.2023 20:40:19)

Një 28-vjeçar nga Skenderaj është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, të dielën.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth 14:30, Policia, ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal është sjellë pa shenja jete viktima mashkull 28 vjeçar nga Skenderaj. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Zahiti.
Sipas tij, me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
/Shqip.com