Prishtina ndalet edhe nga Ulpiana

Prishtina po vazhdon të kalojë nëpër një formë aspak të mirë këtë sezonë.
Ekipi nga kryeqyteti nuk ka arritur që të arkëtojë më shumë se një pikë, në ndeshjen e sotme ndaj Ulipanës e cila përfundoi me reuzltat 1-1, shkruan Shqip.com.
Edhe pse në këtë takim, bardhëkaltërit ishin favorit në letër dhe ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, ishte Ulpiana që shënoi golin e parë në minutën e fundit të pjesës së parë.
Por, me të filluar 45 minutëshi i dytë, Leotrim Kryeziu e gjeti rrugën për të goli dhe shifrat u barazuan në 1-1.

Përkundër tentimeve të shumta nga të dyja skuadrat, deri në fund të takimit shifrat mbeten të njëjta.
Pas këtij barazimi, Prishtina mbetet në pozitën e gjashtë më nëntë pikë, pesë me pak se Drenica e cila është lidere.
Në anën tjetër, Ulpiana është në zonën e rrezikshmërisë për rënie nga Superliga, pasi gjendet në vendin e nëntë me vetëm katër pikë të grumbulluara./Shqip.com