Sport Shqiptar

Drita pëson humbjen e dytë radhazi në Superligë

Në Klinë udhëtuan për të arkëtuar pikët e plota, por Drita ka pësuar humbje me rezultat 1-2 ndaj Dukagjinit.

“Intelektualët” ishin të parët që shënuan në këtë takim me anë të Almir Ajzeraj i cili e tundi rrjetën në minutën e 39-të, shkruan Shqip.com.

Përkundër rasteve të mira për shënim ky ishte goli i vetëm që u realizua në këtë 45 minutësh.

Ndërsa, menjëherë pas pesë minutave lojë në pjesën e dytë ishte Ahmed Januzi që e barazoi rezultatin pas një goli të shënuar me kokë.

Mund të jetë një imazh i duke luajtur një sport, në këmbë dhe bar
Foto gjatë ndeshjes Dukagjini-Drita

Nga minuta e 60-të skuadra nga Klina mbeti me një futbollist më pak në fushën e gjelbër pasi Elton Basriu u ndëshkua me karton të kuq.

E, kur mysafirët u vërsulën në sulm me të gjitha forcat, në “skenë” doli Henry Chibueze që në minutën e 87-të e shënoi golin e fitores.

Kjo ishte fitorja e parë në këtë sezonë për Dkuagjnin që tashmë ka gjashtë pikë dhe gjendet në pozitën e tetë në tabelë.

Ndërsa, në anën tjetër për Dritën ishte humbja e dytë radhazi dhe mbetet në vendin e pestë me 11 pikë./Shqip.com

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "KOSOVO SUPERLIGA Superliga 2021/2022 Standings Results Fixtures Overall Home Away Form TEAM 1. Drenica MP 2. G PTS FC Ballkani 7 3. 8:6 14 Gjilani 7 8:4 13 7 Malisheva 9:6 5. 12 Drita 7 8:4 6. 11 Prishtina 7 7. 6:5 11 Feronikeli 7 10:7 9 7 Dukagjini 9. 4:8 7 KF Ulpiana 7 6:8 10. 6 KF Llapi 7 8:11 6 7 3:11 3"
Tabela momentale në Superligë