Garë e fortë për lojtarin e muajit shtator në Premierligë

Në Premierligë “lufta” për titullin e kampionit këtë sezonë është edhe më e “zjarrtë”, pasi thuajse të gjitha ekipet e “mëdha” kanë bërë përforcime.
Por, garë e fortë është duke u zhvilluar edhe në aspketin individual pasi shumë futbollistë po kalojnë formë të lartë, shkruan Shqip.com.
Sot është publikuar lista e futbollistëve të cilët janë të nominuar për çmimin “Futbollisti i muajit” dhe emrat e mëdhenjë nuk mungojnë.
Sipas disa raportimeve jo-zyrtare, favoritët kryesorë për ta fituar këtë çmim janë Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah, por egjiptiani po favorizihet më shumë pasi Cristiano ka zhvilluar një ndeshje më pak.

Lista e plotë e futbollistëve të nominuar për këtë çmim: Cristiano Ronaldo, Joao Cancelo, Antonio Rüdiger, Allan Saint-Maximin, Mohamed Salah dhe Ismaïla Sarr
Muajin e kaluar këtë çmim e kishte fituar sulmuesi i West Ham Unitedm Michail Antonio./Shqip.com