Qyteti i Napolit gati për festën e madhe

Pritjes së gjatë 33 vjeçare i erdhi fundi. Shampanja e Scudettos është gati të hapet në qytetin e Napolit i cili është gati për festën madhështore.
Mjafton që Lazio mos të fitoj ndaj Interit dhe Napoli të rrëmbej të trija pikët ndaj Salernitanës për tu shpallur kampioni i ri i Serie A.
E për kënaqësin e popullit napolitan, ndeshja ndaj Salernitatës është spostuar të dielën nga ora 15:00, atëhërë kur rezultati nga Inter-Lazio veç se do të dihet.
Ndërkohë në cdo cep të qytetit janë vendosur ngjyrat e klubit.
Cdo rrugë është pikturuar me banderola, flamuj dhe çdo ide tjetër të mundshme për të vlerësuar e falënderuar Spaletin dhe djemtë e tij.
Klubi ka lajmëruar se në rast triumfi, nuk do të ketë një parakalim me autobus të hapur, edhe për arsye sigurie.
/Shqip.com