Teknologji

Samsung pritet të lëshoj matësin e temperaturës së lëkurës

Samsung ka aktivizuar sensorin e temperaturës së lëkurës në dy modelet e fundit të orës Galaxy Watch5 dhe Watch5 Pro.

Megjithatë, këta sensorë përdoren aktualisht vetëm për një veçori, gjurmimin e ciklit të bazuar në temperaturën e lëkurës.

Por, ky është vetëm fillimi. Një zyrtar i Samsung postoi në forumin Korean të kompanisë disa njoftime që tregonin se sensori do të ofrojë më shumë veçori të bazuara në temperaturë dhe se ato do të shpërndahen me përditësimet e ardhshme të softuerit.

Megjithatë, koha e lëshimit është e pasigurt. Karakteristika të tilla të përcjelljes së shëndetit, mund të kërkojnë certifikim nga autoritetet lokale në çdo rajon, kjo është arsyeja pse përparimi ka qenë kaq i ngadaltë.

Një veçori e mundshme është thjesht shfaqja e temperaturës aktuale të përdoruesit.

Për momentin nuk mund ta lexoni, pasi është një vlerë e fshehur që përdoret vetëm për llogaritjet e orës.

Gjithsesi, ka një shans të mirë që veçoritë e reja të debutojnë me serinë e ardhshme Galaxy Watch6 dhe që ato të ri-portohen në serinë Watch5 më vonë. Modelet e reja priten në fund të korrikut.

/Shqip.com