Fiorentina kualifikohet në finale të Kupës së Italisë
Publikuar:
(27.04.2023 23:27:35)
Sfida finale e Kupës së Italisë do të jetë mes Interit dhe Fiorentinës dhe do të luhet më 24 maj në Olimpico të Romës.
Pas fitoren 2-0 në ndeshjen e parë, Viola barazoi 0-0 me Cremonese në “Artemio Franchi” dhe u rikthye në finalen e Kupës Kombëtare pas 9 vitesh.
Fiorentina është në kërkim të një trofeu që i mungonte prej 22 vjetësh.
Ndeshja e sotme me Cremonesen ishte me shumë pak emocione, me vendasit që nuk rrezikuan avantazhin e marr nga ndeshja e parë.
Cremonese do të mbahet mend, pasi këtë edicion eliminoi Napolin dhe Romën.
/Shqip.com