Abbott: Qeveria e Kosovës dhe Serbisë të zgjidhin çështjen e personave të zhdukur
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se vazhdojnë të bëjnë thirrje në Qeverinë e Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë çdo gjë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Ai në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur më 27 prill ka bërë homazhe bashkë me kryeministrin Kurti tek obelisku në Kuvendin e Kosovës.
Abbott përmes një postimi në Twitter, ka thënë se mund të imagjinoj vetëm dhimbje e pikëllim për ata që nuk dinë për fatin e të dashurve të tyre.
“Mund ta imagjinoj vetëm dhimbjen dhe pikëllimin që ndjejnë ata që ende nuk e dinë fatin e të dashurve të tyre. Në Kosovë dhe Serbi ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje qeverive që të bëjnë gjithçka që munden, duke përfshirë publikimin e informacionit, për të zgjidhur fatin e të zhdukurve dhe për të mbështetur familjet”, ka shkruar ai.
Në shënimin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur krerët institucional të Kosovës, kanë bërë thirrje për drejtësi.
On the National Day of Missing Persons, I was honoured to join Prime Minster Kurti and families of the missing to pay our respects to the 1617 people still missing from the conflict in Kosovo. 1/2 pic.twitter.com/sVu46kQixF
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) April 27, 2023
/Shqip.com