Ambasada e ShBA-së: Gjetja e përgjigjeve për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet
Publikuar:
(27.04.2023 15:31:44)

Sot në Kosovë u shënua Dita e të Pagjeturve. E ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se në këtë ditë po qëndrojnë krah anëtarëve të familjes që ende, dekada më vonë, nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur.
“Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë me anëtarët e familjes që ende – dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë.
“Gjetja e përgjigjeve që sigurojnë mbyllje për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet”, thuhet më tej.
/Shqip.com