Lajme

Osmani: Komuna e Çairit përjetësoi emrin e Ibrahim Rugovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një rruge në Komunën e Çairit me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Aty e pranishme ka qenë edhe vajza e Rugovës, ish-deputetja Teuta Rugova. Osmani ka shkruar se kjo rrugë do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë të Rugovës.

“Sot, Komuna e Çairit përjetësoi emrin e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova. Padyshim që kjo rrugë, të cilën e përuruam sot, bashkë me kryetarin e Komunës, Visar Ganiu, bijën e Presidentit Rugova dhe me miq të shumtë të shtetit tonë, do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë historike të Presidentit Rugova”, ka shkruar Osmani në Facebook.

/Shqip.com