Dita kombëtare e personave të zhdukur

Kosova shënon sot Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës, ndërkaq edhe pas 24 vjet pas lufte ende nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë 621 personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe.
Në Kosovë sot me rastin e shënimit të kësaj dite do të ketë disa aktivitete.
“Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën “27 Prilli 1999 Mejë”, shoqatat familjare dhe organizatat vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur, organizojnë homazhe në Prishtinë dhe Mejë (Komuna e Gjakovës) 10:00 Homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës”.
/Shqip.com