Lajme Botë

Kryeministri britanik akuzohet për shkelje të kodit të sjelljes

Kryeministri britanik, Rishi Sunak
Kryeministri britanik, Rishi Sunak

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, po hetohet nga Komisioneri Parlamentar, pasi dyshohet se ka thyer kodin e sjelljes në Parlament.

Mediat e huaja shkruajnë se hetimi i cili ka nisur të enjten e kaluar dhe është konfirmuar sot, është përqendruar tek aksionet që bashkëshortja e tij Akshata Murth, ka në agjencinë Koru Kids.

“The Mirror” thotë se hetimi i cili ka nisur të enjten e kaluar dhe është konfirmuar sot, është përqendruar tek aksionet që bashkëshortja e tij Akshata Murth, ka në agjencinë Koru Kids.

Një përditësim në faqen e internetit parlamentare tregon se hetimi ka të bëjë me paragrafin gjashtë të kodit të sjelljes së deputetëve ku theksohet: “Anëtarët duhet të jenë gjithmonë të hapur dhe të sinqertë në deklarimin e çdo interesi përkatës në çdo procedurë të Dhomës ose komisioneve të saj, dhe në çdo komunikim me ministra, anëtarë, zyrtarë publikë ose mbajtës të funksioneve publike”.

/Shqip.com