Lajme

Kosova në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave, pritet të shqyrtohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kjo u bë e ditur nga Rejhan Vuniqi, përmes një postimi në Tëitter.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian.”, ka shkruar Vuniqi.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE më 12 maj të vitit 2022.

/Shqip.com