Lajme

Kusari-Lila i reagon Bërnabiqit: Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm

Mimoza Kusari - shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes
Mimoza Kusari - shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, i është drejtuar kryeministres së Serbisë, Ana Branbiq, duke i thënë të kujtojë të sotmes sikurse ditën kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm.

Me anë të një postimi në Twitter, Kusari-Lila ka reaguar pas deklaratës së Bërnabiq, e cila thoshte se zgjedhjet përshkruajnë në të vërtetë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike”, deklaratë e cila përcillet me foto të Policisë dhe automjeteve të KFOR-it.

“Kujtoni këtë ditë. Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm përmes zyrtarëve serbë të zgjedhur në Kosovë. I vetmi mjet për Serbinë për t’u përdorur janë bandat, me të cilat, deri më tani Serbia ka terrorizuar serbët e Kosovës. Është një ditë e vonuar, por më në fund është këtu”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

/Shqip.com