Trepça-Prishtina, sot luhet ndeshja e katërt
Publikuar:
(23.04.2023 12:45:00)

Sot do të zhvillohet ndeshja e katërt gjysmëfinale mes Trepçës dhe Sigal Prishtinë.
Kryeqytetasit fituan ndeshjen e parë 82:70, kurse mitrovicasit fituan sfidën e dytë 77:68.
Në takimin e fundit prishtinasit triumfuan 87:71.
Mitrovicasit synojnë të barazojnë rezultatin në 2:2, kurse prishtinasit të depërtojnë në finale.
Fituesi nga kjo gjysmëfinale do të përballet në finalen e madhe me Pejën, që dje e eliminoi kampionin në fuqi, Yllin.
Ndeshja zhvillohet nga ora 17:15 në Mitrovicë.
/Shqip.com