Sport Ndërkombëtar

Firmino pranon ofertën e gjigantit spanjoll

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Roberto Firmino nga sezoni i ardhshëm do të luaj për Barcelonën.

Sipas Daily Sport, sulmuesi brazilian ka arritur marrëveshje me Barcelonën që ti bashkohet skuadres katalanase pas përfundimit të kontratës me Liverpulin.

Firmino nga 30 qershori do të jetë futbollist i lirë pasi i skadon kontrata, dhe ka vendosur të largohet nga Anfield, pavarësisht se Klopp e dëshiron ta ketë në skuadër

31-vjeçari ishte bashkuar Liverpulit tetë vite më parë, duke shënuar 109 gola në 360 ndeshje.

Firmino me Liverpulin ka fituar Ligën e Kampionëve, Premier Ligën FA Cup, Kupën e Ligës dhe Kupën e Botës për klube.

/Shqip.com