Guardiola i lumtur për kualifikimin
Publikuar:
(20.04.2023 10:06:40)

Pep Guardiola ndihet i lumtur që Manchester City e siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Citizens” barazuan mbrëmë me Bayern Munichun 1:1 në “Allianz Arena”, por e kishin fituar lojën e parë në “Etihad Stadium” 3:0 dhe kjo ishte e mjaftueshme për të shkuar në gjysmëfinale.
E tash, trajneri spanjoll po mendon për përballjen e dyfishtë me Real Madridit, në atë që po konsiderohet si finale para finales.
Kampioni anglez ishte mposhtur në një ndeshje dramatike nga “Los Blancos” në gjysmëfinalen e vitit të kaluar, ndërsa tash trajneri i Man Cityt e kërkon hakmarrjen.
/Shqip.com