Presidentja falënderon eurodeputetët që ndihmuan në liberalizim të vizave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një postim në llogarinë e saj në Twitter, duke falënderuar eurodeputetët që ishin zë i fuqishëm brenda BE-së për heqjen e vizave për Kosovën.
“Për të gjithë eurodeputetët aktualë dhe ish-deputetë që kanë qenë përkrahësit më të vendosur në arritjen e lirisë së vizave për Kosovën: Faleminderit!”, ka shkruar Osmani.
Tutje, ajo ka shkruar: “Faleminderit që jeni zëri i popullit të Kosovës në Parlamentin e BE-së, duke e përmendur Ulrike Lunacek, Tanja Fajon, Lukas Mandl, Viola Von Cramon, Thijs Reuten, Ilhan Kyuchyuk”.
To all current & former MEPs who have been the staunchest advocates in achieving visa lib for Kosovo: Thank you!
Thank you for being the voice of the people of Kosovo at the EU Parl.@UlrikeLunacek @tfajon @lukasmandl @ViolavonCramon @thijsreuten, @ilhankyuchyuk & many more. pic.twitter.com/mGIQvqdM7o
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 19, 2023
/Shqip.com