Ligji i Tatimit, Hoti: Do t’i bëjë lëmsh komunat
Publikuar:
(18.04.2023 09:39:30)

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për ndyshim plotësimin e Ligjit të Tatimit në Pronë.
Ai thotë se ky projektligj do t’i bëjë lëmsh komunat, pasi sipas tij do të ketë ndikim negative në të hyrat e komunave.
“Si i tillë, ky projektligj do të ketë ndikim negativ në të hyrat vetanake të komunave. Do t’i trefishoj normat e tatimit në pronë për prona me vlera të mëdha. Do të vendosë tatimin në parcelat e punuar që me ligjin paraprak ishin të liruara për të nxitur punimin e tokës”, ka shkruar Hoti.
/Shqip.com