Rama pas operimit lëshohet nga spitali
Publikuar:
(18.04.2023 09:17:36)
![Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë](https://shqip.com/app/uploads/2023/04/edi-rama-e1680454422544-1130x635-1.jpg)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë sot nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikal për heqjen e apendicitit, që iu nënshtrua mëngjesin e ditës së hënë në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë.
Kreu i qeverisë raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, por protokolli mjekësor e bëri të nevojshëm qëndrimin e tij 24 orë në spital.
Rama pritet të qëndrojë në shtëpi dhe 2-3 ditë të tjerë përpara se të rinisë nga puna, teksa fushata zgjedhore ka nisur prej disa ditësh.
Kryeministri Rama shkoi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në spital pasi vuante nga apendiciti akut, të cilin, sipas mjekut Arben Gjata e hoqi me laparoskopi.
/Shqip.com