Lajme

Vazhdon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon dita e dytë e kësaj jave në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët. Në këtë javë do të jenë katër seanca.

Ndryshe dje në Dhomat e Specializuara ka përfunduar dëshminë e saj, dëshmitarja e parë, ndërsa trupi gjykues ka pranuar mocionin e mbrojtjes së Rexhep Selimit, për mospranim si prova, disa pjesë të dëshmisë së saj.

Ndërkohë ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka thënë se është anëtar i LDK-së dhe ka thënë se ka qenë prezent në daljen e parë publike të UÇK-së.

Ai, po ashtu ka thënë se Drejtoria Politike e UÇK-së në Malishevë, kishte ushtruar presion që LDK ta pushojë aktivitetin e saj.

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në javën e kaluar filloi procesi i paraqitjes së provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.

/Shqip.com