Lajme

Syla thotë se ende nuk është kontaktuar zyrtarisht nga Prokuroria për rastin e sulmit të tij

Gazetari Valon Syla
Gazetari Valon Syla

Gazetari Valon Syla, i cili ditë më parë  u sulmua nga tre persona të dyshuar, është shprehur i shqetësuar se si ende nuk është kontaktuar zyrtarisht nga prokuroria mbi procesin rreth rastit.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se Prokuroria nuk i ka dhënë asnjë dokument rreth rastit të tij, e se ende zyrtarisht nuk e di se kush është prokuror i rastit.

“Prokuroria/prokurori, as ai kujdestar e as ai qe është caktu me vone, nuk me kane kontaktu ende zyrtarisht. Prokuroria nuk me ka dhënë asnjë dokument rreth rastit tem, bile ende zyrtarisht nuk me kane tregu kush është prokuror i rastit”, ka shkruar Syla.

Tutje, ai ka theksuar se nuk është njoftuar as për mbajtjen e seancës për caktimin e paraburgimit të personave të dyshuar.

“Prokuroria/gjykata, trupi gjykues i procedurës paraprake, nuk me kane njoftu qe është mbajte seance për caktimin e paraburgimit te personave te dyshuar. Nga mediat jam informu dhe kisha pasë qejf me qene prezent unë ose avokati im”, ka shkruar tutje ai.

/Shqip.com