Kulturë

Drama “Pasioni”, libri më i ri i Sabri Hamitit

Drama “Pasioni”, libri më i ri i Sabri Hamitit
Drama “Pasioni”, libri më i ri i Sabri Hamitit

Është botuar këto ditë drama “Pasioni” e poetit dhe kritikut të njohur Sabri Hamiti, e cila është luajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës më 2018.

Është dramë e pasionit, edhe në kuptimin biblik të vuajtjes e pësimit, me elemente autobiografike.  “Pasioni” trajton jetën e shqiptarit në teh të ekzistencës në kohë të re, e lidhur me luftën e Kosovës, në fund të shekullit të kaluar, por që universalizohet kuptimisht në kohë.

“Pasioni”, si edhe dy dramat e tjera të Sabri Hamitit, “Futa (1988) dhe “Misioni” (1997), ka ind të fuqishëm poetik.

“Pasioni” është dramë e kujtesës së Njeriut që edhe në prag të vdekjes e afirmon kultin e jetës. Dramën “Pasioni” e botoi Shtëpia Botuese “Faik Konica” në Prishtinë.

/Shqip.com