Yjet që mund të ndjekin rrugën e Ronaldos për t’u transferuar në futbollin arab
Arabia Saudite me gjasë do të bëhet destinacion shumë tërheqës për futbollistë të njohur, Vendi aziatik planifikon të forcojë seriozisht ligën vendase, me një fluks lojtarësh nga kampionatet më të forta evropiane.
Pas Cristiano Ronaldos, dhjetëra yje mund të vijnë në gadishull verën e ardhshme.
Sigurisht, paratë do të jenë një faktor vendimtar në zgjedhjen e lojtarëve, por është e mundur që në të ardhmen gjithçka të ndryshojë nëse liga saudite mund të integrohet në turnetë e mëdha ndërkombëtare.
Tashmë është përfolur për një lëvizje të mundshme të Messit, por ky është larg objektivit të vetëm të sheikëve sauditë.

Sipas ESPN, Roberto Firmino i Liverpool-it, Ilkay Gundogan i Manchester City-t, anësori i Wolves, Adama Traore dhe dyshja e Everton, Yerry Mina dhe Abdoulaye Doukoure janë kandidatët më të mundshëm në ligën saudite.
Sipas disa thashethemeve, edhe Karim Benzema mund të transferohet në gadishull, por jo para përfundimit të sezonit të ardhshëm.
/Shqip.com