Sport Ndërkombëtar

Bayern Munich e suspendon Manen pas kacafytjes me Sanen

© Imago/Sebastian Frej
© Imago/Sebastian Frej

Ylli i Bayern Munich, Sadio Mane është suspenduar nga Bayerni pas përleshjes në dhomën e zhveshjes me Leroy Sane pas ndeshjes Manchester City – Bayern të martën.

Bayerni njofton se Mane nuk do të jetë në skuadër kundër Hoffenheim përveç kësaj, anësori senegalez do të gjobitet.

“BILD” ka zbuluar se Sadio Mane e goditi Leroy Sanen në fytyrë pas ndeshjes në “Etihad Stadium”, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Të dy patën një debat në fushë por pas fishkëllimës së fundit, Sadio Mane u ankua sesi Sane i foli në fushë dhe e sulmoi atë duke e goditur në fytyrë”.

Ndërkohë të dy lojtarët kanë kërkuar falje për incidentin e ndodhur para bashkëlojtarëve të tyre.

/Shqip.com