Bie ashensori në Emshir, lëndohen tre nga nëntë personat që ndodheshin brenda
Publikuar:
(10.04.2023 12:42:05)

Tre persona janë lënduar si pasojë e rënies së ashensorit në njërën nga ndërtesat në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se në momentin e rënies së ashensorit brenda kanë qenë nëntë persona.
“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen “Emshir” në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Tutje, ajo ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin.
/Shqip.com