Sport Ndërkombëtar

Lojtari i Villarrealit e çon Valverden në Polici

Skuadra e Villarrealit e ka konfirmuar sulmin e futbollistit Federico Valverde ndaj lojtarit të tyre, Alex Baena.

Mbrëmë pas ndeshjes mes Real Madrid dhe Villarreal, ku kjo e fundit doli fituese 2 me 3 në “Santiago Bernabeu”, mesfushori nga Uruguai sulmoi fizikisht kundërshtarin e tij.

Lajmi u konfirmuar sonte edhe nga klubi i Villarrealit, të cilët përmes komunikatës tregojnë se Baena e ka çuar rastin në Policinë Kombëtare.

“Futbollisti i Villarrealit, Alex Baena ka pësuar nëj sulm mbrëmë teksa po shkonte në autobusin e klubit”, shkruhet në njoftimin e skuadrës spanjolle

“Përballë kësaj situate, lojtari ka vendosur të bëjë denoncim përkatës ndaj agresorit pranë Policisë Kombëtare”.

/Shqip.com