Lajme

Gjendet i varur në lis një 34-vjeçar në Rahovec

Një 34 vjeçar është gjetur i varur në lis në fshatin Drenoc të Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremt Elezaj, i cili tha se ekipi mjekësor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Sot në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar se në fshatin Drenoc, viktima mashkull i lindur në vitin 1989, rreth orës 10:00 është gjetur i varur në një lis. Ekipi mjekësor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij. Njësitet e nevojshme policore, po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është inicuar rast  “Hetim i vdekjes“.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

/Shqip.com