BBC: Kënga e Albinës dramatike dhe e rëndë
“Duje” është kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
E kënduar nga Albina dhe familja Kelmendi, kënga është pëlqyer dhe komentuar mjaft shumë.
Ndërsa, një artikull i BBC, teksa rendit të gjitha këngët e Eurovisionit, këngën shqipe e cilëson si të dhimbshme dhe dramatike.
“Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023. Një ish-kampione në The Voice, ajo po interpreton “Duje”, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka te fëmijët. Performanca përfundon me Albinën që rrëzohet në gjunjë e përlotur. Vargjet e pasionuara të Albinës ndërtohen në një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj – por në përgjithësi, është mjaft e rëndë”, thuhet në artikullin e BBC.
Eurovision 2023 do të zhvillohet në M&S Bank Arena në Liverpool të shtunën më 13 maj.
/Shqip.com