Sport Ndërkombëtar

Struga shkruan histori duke kaluar në finale të Kupës së Maqedonisë, eliminohet Shkëndija e Trtovbës

Skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova është eliminuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut nga Makedonija Gjorçe Petrov.

Eliminimi i Shkëndijës erdhi nga penaltitë, pasi loja e rregullt u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1.

Shkëndija arriti të kthehet nga dizavantazhi prej 0:1 dhe dominoi gjatë gjithë ndeshjes, megjithatë ishte e pafat në ekzekutimin e penaltive.

Çinari dhe Doriev ishin të pasaktë në gjuajtjen e penaltive, seri e cila u mbyll me rezultatin 4:3 në të mirë të Makedonija Gjorçe Petrov.

Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër, KF Struga ka bërë histori duke u plasuar për herë të parë në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë. Pasditen e sotme, në një gjysmëfinale interesante, ata kanë arritur të mposhtin Silekin me 1:0 dhe kanë shkruar në histori.

Goli i fitores ishte vepër e Nezirit në minutën e 64-të.

Struga në finale do të takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa ekipi strugan edhe në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut është në vendin e parë me pesë pikë epërsi nga vendi i dytë, që është Shkëndija

/Shqip.com