Tayna paralajmëron albumin “Bipolar”
Publikuar:
(04.04.2023 18:18:13)

Artistja e njohur kosovare, Tayna, ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë albumin e saj të parë.
Albumi titullohet “Bipolar”.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Si Albumi jem. Ni ditë shi, ni ditë borë, ni ditë diell. ‘Bipolar’”, ka shkruar Tayna.

Ky është albumi i parë që këngëtarja do të publikojë.
Ndërkaq, kujtojmë që projekti i fundit muzikor i saj është “Merri”.
/Shqip.com