Jurgen Klopp kërkohet nga Real Madrid

Real Madrid po e synon Juergen Kloppin për postin e trajnerit, pasi po e shohin gjermanin si zëvendësim ideal për Carlo Ancelottin.
“Marca” bën të ditur të martën se Reali tashmë ka kontaktuar me Kloppin, i cili është gati të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit aktual.
Klopp ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2026, por është i gatshëm ta shkëpusë atë pas rezultateve jo të mira këtë sezon.
Në anën tjetër, Ancelotti ka kontratë me Realin deri vitin e ardhshëm, por italiani mund të largohet në verë pasi po kërkohet edhe nga Përfaqësuesja e Brazilit.
Klopp, 55-vjeçar, është në krye të Liverpoolit prej vitit 2015, ndërsa më këtë ekip e ka fituar titullin e kampionit në Premier League dhe Ligën e Kampionëve. Si trajner, Klopp ka punuar edhe te Borussia Dortmundi e Mainzi.
/Shqip.com