Leicester City kërkon trajner, piketohen këta dy emra
Publikuar:
(03.04.2023 18:56:35)

Klubi i Premierligës, Leicester City e shkarkoi Brendan Rodgers, derisa tash është vënë në kërkim të një trajneri të ri.
Mediet në ishull raportojnë se Rafa Benitez është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Leicesterit, kurse pas tij renditet edhe Graham Potter.
Ky i fundit po ashtu u shkarkua nga Chelsea pas rezultateve të dobëta.
Leicesteri është në pozitën e parafundit me vetëm 23 pikë të grumbulluara.
/Shqip.com