Organizohet turne në Prishtinë në Ditën Botërore të Pingpongut
Klubi i pingpongut Priping në kuadër të kremtimit të ditës botërore të pingpongut, me datën 23 prill 2023, do të organizojnë turneun e pingpongut për bizneset e regjistruara në Kosovë.
Ping Pong Business Tournament është turneu i pingpongut i organizuar për bizneset e regjistruara në Kosovë i cili do të luhet në ekipe, ku secili biznes pritet të këtë një ekip me 3 punonjës.
Organizatorët e turneut PPBT përves kupave dhe mirënjohje për fituesit e turneut kësaj radhe kanë ndarë edhe shumë monetare në vlerë prej 1500€ për vendet e para.
Turneu do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në sallën e pingpongut dhe do të fillojnë nga ora 10:00.
Regjistrimi i bizneseve në këtë turne duhet të bëhet deri më 20 mars 2023, ndërsa shorti do të hidhet me datë 1 prill, në ora 18:00.

/Shqip.com