Lajme

SHBA-ja dënon djegien e veturave në veri

Jeffrey Hovenier, ambasadori i ShBA-së në Kosovë
Jeffrey Hovenier, ambasadori i ShBA-së në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar djegien e veturave në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hovenier tha se është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që t’i mbrojë qytetarët.

“SHBA-ja vazhdimisht ka dënuar djegiet kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënien për këto veprime kriminale”, ka shkruar ai.

/Shqip.com