Lajme

Në Prishtinë nis “Marshi për Drejtësi”

Në Prishtinë nis “Marshi për Drejtësi”
Në Prishtinë nis “Marshi për Drejtësi”

Qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës janë mbledhur në sheshin kryesor të Prishtinës për të marshuar për drejtësi.

Pamjet nga sheshi tregojnë për numër të madh të qytetarëve që kanë dalur në mbështetje të këtij marshi.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë.

Në mbështetje të marshit kanë dalë parti politike, sindikata, organizata, si dhe qytetarë të shumtë. Ky marsh vjen një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

/Shqip.com