Barcelona, plus 15 ndaj Real Madridit
Publikuar:
(01.04.2023 22:58:11)

Barcelona ka vazhduar serinë pozitve dhe rrugëtimin perfekt drejt titullit kampion në La Liga. Skuadra katalanase ka shkatërruar 4-0 vendin e fundi të renditjes, Elchen.
Ishte një ndeshje shumë e thjeshtë për skuadrën e Xavit, që do ta zhbllokonte që në minutën e 20-të me Lewandowskin. Në pjesën e dytë, Ansu Fati i dyfishoi shifrat.
Lewandowski me penallti dhe Ferran Torres do të vulosnin gjithçka. Barcelona tashmë ngjitet në kuotën e 71 pikëve, në vendin e parë, 15 më shumë se Reali.
/Shqip.com