Lajme

Gjobiten dy shoferë në Ferizaj, tejkaluan në vijë të plotë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, ka njoftuar se sot rreth orës 08:25 ka ndaluar shoferin e parë F.S (M/K) i moshës 43 vjeçar, i cili me veturën e tij shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, më saktësisht në fshatin Slivovë të Ferizajt.

Pak minuta më vonë, në ora 09:00, në të njëjtin lokacion policia ka ndaluar shoferin e dytë V.H ( F/K) e moshës 30 vjeçare, e cila me veturën e saj shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë.

“Në lidhje me këtë policia ndaj dy shoferëve u shqiptoi nga një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe nga tre (3) muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Shoferët në tërësi e pranuan kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Tutje, policia fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 0290/326-250 & 0290/322-406.

/Shqip.com